Sulmuesi shqiptar i shënon Ferencvaroshit në kampionat!  

Futboll

Sulmuesi shqiptar i shënon Ferencvaroshit në kampionat!  

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:40
Pamje nga ndeshja

Futbollisti shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati, i cili është formuar si lojtar te Shkëndija e Tiranës, ka shënuar gol për skuadrën e MOL Fehervarit në kampionatin hungarez në duelin ndaj Ferencvaroshit, që përfundoi me rezultatin 3-5 për miqtë.  

Goli i Kastratit nuk e ka ndihmuar ekipin e tij ta shmangë disfatën.

Ky duel ishte i vlefshëm për javën e dytë të kampionatit hungarez dhe i pari për këtë sezon për sulmuesin 24-vjeçar.

Kjo ishte humbja e dytë në dy javë për MOL Fehervarin e Kastratit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat