Interi nuk heq dorë nga objektivi

Futboll

Interi nuk heq dorë nga objektivi

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:59
Folarin Balogun

Folarin Balogun mbetet një emër i fortë për merkaton e Interit, pasi keta te fundit humben Scamacca qe firmosi me Atalanta pasi West Ham refuzoi dy ofertat zikalter prej 22 dhe 24 mln euro plus bonuse.

Tani amerikani përfaqëson një zgjidhje të vlefshme për sulmin e Nerazzurrëve pas lamtumirës së Lukakut dhe Dzekos.

Ndërkohë, indikacione të rëndësishme vijnë nga Anglia: pavarësisht mungesës së Gabriel Jesus, në fakt, ish-lojtari i Reims nuk ishte as në stol në sfidën e sotme të pasdites në Community Shield mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.

Por, Arsenal nuk ul cmimin dhe oferta maksimale e Interit arrin ne 30 mln euro dhe bonuse.

Shifer e konsideruar ende jo e pershtatshme nga Londra.

Nese sdo te kete ulje cmimi, Interi mund te kthehet te Morata, per te cilin duhen 21 mln eurot e klauzoles por edhe nje kontrate prej 5.5 mln eurosh ne sezon. Duhet qe Zhang te jape ok. Profili tjeter low cost eshte ai i Betos se Udinese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat