Albion Rrahmani i drejtohet FC Ballkanit

Futboll

Albion Rrahmani i drejtohet FC Ballkanit

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2023 Në ora: 21:46
Albion Rrahmani

Futbollisti Albion Rrahmani nuk e ka pas të lehtë të ndahet me Ballkanin e Therandës, me kampionin, me të cilën skuadër ka arritur suksese të mëdha.

Rrahmani falënderon klubin e Ballkanin për periudhën 2-vjeçare, periudhë që gjithmonë do t’i mbetet në kujtesë.  

“Ju konfirmoj përfundimin e aventurës time 2 - vjeçare në klubin e futbollit FC Ballkani.

Klub ky që më dha shumë, e më bëri ky që jam sot, si vet ata, kampion.

Për 2 vite, fituam shumë çka në futbollin vendor e bëmë historinë në arenën ndërkombëtare.

Dua t'i falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe besimin maksimal ndaj meje, duke filluar nga kryesia, me në krye presidentin Arsim Kabashi, shtabin teknik me trajner- profesorin e nderuar dhe kampion Ilir Daja. Të gjithë bashkë lojtaret e mi që bashkërisht u rritëm e më ndihmuan shumë gjatë këtyre 2 viteve, trajnerët e mijë të nderuar në të kaluarën, Nehat Kastrati, Faruk Statovci, Senad Alirifa, Arsim Thaqi.

Si dhe pa harruar tifozët më të mirë në vend "Xhebrailat" dhe gjithë qytetin e mrekullueshëm të Therandës shtëpin time te dytë.

Ju premtoj që nuk do ju harroj kurrë, do ju bëjë krenar e do Ju kem në zemër dhe do Ju përcjellë gjithmonë.

Deri në herën tjetër, mirë u pafshim!

Me shumë dashni”, ka shkruar Rrahmani në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat