Trazirat e tifozëve në Athinë, mes të arrestuarve është edhe një shqiptar

Futboll

Trazirat e tifozëve në Athinë, mes të arrestuarve është edhe një shqiptar

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:35
Tifozët

Një i vdekur nga thika, një tifoz i AEK-ut dhe dhjetë të tjerë të plagosur, si dhe dhjetëra të arrestuar, është rrëfimi i ngjarjeve të rënda të shkaktuara nga huliganët e Dinamo Zagrebit në New Filadelfia në orët e vona të së  hënës.

Sipas shifrave të para, mbi 100 tifozë të organizuar të Dinamos, pavarësisht se lëvizja e tifozëve nga Kroacia është ndaluar në prag të ndeshjes së  futbollit mes dy skuadrave në stadiumin “OPAP Arena”.

Bilanci i sherrit është i jashtëzakonshëm pasi janë përfshirë mbi 400 vetë. Në total, janë arrestuar 82 tifozë kroatë, 1 gjerman, 1 shqiptar, 1 boshnjak dhe 12 grekë.

Ndërkohë, në spital kanë përfunduar 8 tifozë nga të cilët, 5 janë greke dhe 3 kroatë, teksa fatkeqësisht edhe një tifoz grek ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat