Telashe për trajnerin Garcia

Futboll

Telashe për trajnerin Garcia

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 18:06
Garcia me lojtarë

Telashe për trajnerin Garcia

Nuk ka paqe për Viktor Osimhen në këtë fazë përgatitore, në vigjilje të nisjes së sezonit të ri. Sulmuesi i Napolit shqetësohet jo pak nga zërat e merkatos, me klube të shumta që trokasin në dyert e klubit për të kërkuar informacione.

Por nga ana tjetër, edhe dëmtimet nuk po e lenë të qetë, teksa në seancën e të hënës pasdite, një përplasje me blerjen e re, mbrojtësin Natan, i ka shkaktuar një shembje në kavilje sulmuesit nigerian.

Sulmuesi do të qëndrojë disa ditë pushim, teksa më vonë do të kryejë sërish ekzaminimet mjekësore, për të kuptuar se kur do të rikthehet në fushë.

I pafat në seancën e të hënës ishte edhe Amir Rrahmani, që gjithashtu u largua para kohe për një shqetësim muskulor, por gjendja e kapitenit të Kosovës nuk duket e rëndë dhe shumë shpejt mund të bashkohet sërish me grupin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat