Ylli i Bayernit refuzoi dy super oferta

Futboll

Ylli i Bayernit refuzoi dy super oferta

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 18:33
Kingsley Coman

Sipas TZ München, anësori i Bayern Munichut, Kingsley Coman, ka refuzuar dy oferta për kontratë nga klubet Saudite të Pro League këtë verë.

Dy skuadrat thuhet se ishin pjesë e katërshes së madhe të Arabisë Saudite (Al Hilal, Al Ahli, Al Ittihad dhe Al Nassr), të cilat janë klube në pronësi të Fondit të Investimeve Publike të qeverisë Saudite (PIF).

PIF mori kontrollin e këtyre katër klubeve më herët gjatë verës, si pjesë e “Visionit 2030” të qeverisë. Njëra kontratë ishte në rajonin prej 65 milionë euro neto ndërsa tjetra ishte me vlerë 45 milionë euro. të dyja në marrëveshjet trevjeçare.

Coman i refuzoi menjëherë të dyja ofertat dhe 27-vjeçari sipas TZ Munchen “nuk do të mendojë as të transferohet në Arabinë Saudite nëse i ofrohen 100 milionë euro.”

Këtë verë, Liga Pro Saudite ka rritur ndjekjen e saj për lojtarë nga ligat më të mira të Evropës. Ish-bashkëlojtari i Coman në Bayern, Sadio Mané, i është bashkuar skuadrës së Cristiano Ronaldos, Al-Nassr.

Ndërsa ish-shokët e tij ndërkombëtarë Ngolo Kanté dhe Karim Benzema janë transferuar të dy te kampionët e sezonit të kaluar Al Ittihad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat