Voska Sport firmos kontratë profesionale me talentin 17 vjeçar 

Futboll

Voska Sport firmos kontratë profesionale me talentin 17 vjeçar 

Shaban Sinani Nga Shaban Sinani Më 8 gusht 2023 Në ora: 22:44
Pamje nga prezantimi i lojtarit

Futbollisti Ermal Saiti ka firmos kontratë profesionale deri në vitin 2026, me klubin e futbollit Voska Sport nga Ohri që në sezonin e ri 2023/2024 është pjesë në elitën e futbollit maqedonas. 

“Është një ditë e madhe për mua dhe familjen time pasi djersa e derdhur deri tani  rezultoi me firmosje të kontratës profesionale me një klub  të madh  siç është KF Voska Sport.

Jam i privilegjuar që do jem pjesë e këtij klubi që me hapa të sigurta po hapëron në futbollin vendor.

Unë premtoj se gjithmonë do të japi më të mirën nga vetja ime  që të jem pjesë e formacionit më të mire në ekipin e Voska Sport” deklaroi  futbollisti, Ermal Saiti i cili nga dita e sotme është futbollist  profesionist. 

Ermal Saiti ka lindur më 17 janar 2006 në Tetovë, hapat e para i ka  filluar të shkolla e futbollit Renova, si talent i dalluar i futbollit dy vite  ishte pjesë e Akademisë së futbollit në FFM, në moshën 15 vjet e gjysmë ai u inkuadrua në ekipin e pare të klubit të futbollit Renova të Xhepçishtit, ndërsa ka qenë edhe pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut te gjenerata e lindur në vitin 2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat