Fshati i Ishujve Faroe triumfon edhe ndaj kampionëve të Norvegjisë

Futboll

Fshati i Ishujve Faroe triumfon edhe ndaj kampionëve të Norvegjisë

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 23:53
Pamje nga ndeshja

Fshati i Ishujve Faroe triumfon edhe ndaj kampionëve të Norvegjisë!

Skuadra kampione e Ishujve Faroe, Klaksvik vijon të mahnisë në Champions.

Ekipi i një fshati me vetëm 5032 banorë eliminoi në turin e dytë të Ligës së Kampioneve, kampionët e Suedisë, BK Haken.

Ndërkohë që mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e parë të turnit të tretë, mposhti me rezultatin 2-1 në shtëpi, Molden, skuadrën kampione te Norvegjisë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 49-të me Eikrem, ndërkohë që dopieta e Frederiksberg në minutat 64 dhe 86 i dhuroi suksesin Klaksivikut, duke të lënë të hapur një tjetër kualifikim historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat