Barcelona “debuton” në shtëpinë e re me goleadë

Futboll

Barcelona “debuton” në shtëpinë e re me goleadë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 00:13
Pamje nga ndeshja

Festa e mrekullueshme në Barcelonë për ndeshjen e parë të skuadrës së Xavi në shtëpinë e tij të re, Estadio Olímpico në Montjuic. Blaugranët triumfuan në trofeun Gamper duke mposhtur 4-2 Tottenhamin.

Lewandowski hapi rezultatin pas vetëm 3′, por londinezët e kthyen rezultatin në pjesën e parë falë dy golave të Skipp. Në pjesën e dytë, zëvendësimet e Xavi-t çuan në permbysjen e Blaugranës me golat e Ferran Torres, Ansu Fati dhe Abde.

Sakaq, nuk ka qene fare ne fushe dhe as ne stol Dembele, qe tashme eshte drejt transferimit te PSG. 

Barcelona, PSG dhe vetë lojtari po mbyllin marrëveshjen përfundimtare për transferimin e francezit te klubi parisien dhe katalunasit kanë preferuar që Gamper të mos fokusohet tek figura e tij.

Francezi, pavarësisht se nuk ishte aty për ndeshje, deri në momentin e fundit është treguar profesionist.

Ai udhëtoi për të finalizuar transferimin e tij te PSG dhe, pasi nuk arriti një marrëveshje, u kthye në Barcelonë dhe u vu nën urdhrat e Xavit, edhe duke e ditur se e ardhmja e tij nuk ishte te Barcelona.

Sakaq, ka pasur moment frike kur Araujo ka kerkuar zevendesimin ne pjesen e pare. Mbrojtësi uruguaian u largua pasi kerkoi vete qe te dilte. Siç ka mësuar SPORT, ai është zëvendësuar si masë paraprake dhe jo për një dëmtim të rëndë. Ai ndjeu nje shqetesim gjate nje vrapimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat