Partizani njihet me gjyqtarët e Ligës së Konferencës

Futboll

Partizani njihet me gjyqtarët e Ligës së Konferencës

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 12:38
Pamje nga një ndeshje

Partizani do të luajë nesër ndeshjen e parë të turit të tretë në Ligën e Konferencës. Kampionët e vendit do të përballen në transfertë me skuadrën letoneze të Valmieras.

Sfidën e nesërme UEFA ia ka besuar një ekipi gjyqtarësh nga Finlanda, ku kryesor do të jetë Joni Hitia, 34 vjeç.

Pavarësisht moshës së re, Hitia është një gjyqtar me shumë eksperiencë në vendin e tij dhe gjykon prej kohësh në nivelet e larta. Hitia ka gjykuar edhe në vitin e shkuar në raundet e para të kompeticioneve madhore të UEFA-s dhe një nga sfidat ka qenë ajo mes Folgores dhe Prishtinës, e fituar nga bardheblutë me shifrat 0-2.

Ndërkohë, në këtë edicion, Hitia ka gjykuar një nga ndeshjet më surprizuese, fitoren e Inter Eskaldes ndaj skocezëve të Hibernian me shifrat 2-1. Asistentë të tij do të jenë Sami Nikanen dhe Veli-Mati Lepanen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat