Atletico e refuzon ofertën e parë të Al Hilalit

Futboll

Atletico e refuzon ofertën e parë të Al Hilalit

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 13:05
Joao Felix

Atletico Madridi e ka refuzuar ofertën e parë formale të Al Hilalit për Joao Felixin.

Klubi nga Arabia Saudite e propozoi huazimin e lojtarit për një vit, por “Los Colchoneros” duan ta shesin përfundimisht kartonin e futbollistit.

Trajneri i klubit nga Saudi Pro League, Jorge Jesus e do me ngulm futbollistin që e kaloi pjesën e dytë të sezonit të fundit në formë huazimi në Chelsea.

Ndërkohë, përfaqësuesi portugez ëndërron të transferohet në Barcelonë dhe prioritet i tij është qëndrimi në Evropë.

Mbetet të shihet në javët në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat, por tashmë është e sigurt që super-talenti i dikurshëm nuk do të qëndrojë më në “Wanda Metropolitano”.

Ai është në planet e Barcelonës, por nuk është prioritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat