​Zaniolo drejt rikthimit në Serie A

Futboll

​Zaniolo drejt rikthimit në Serie A

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 14:01
Nicolo Zaniolo

Juventusi është në bisedime me Galatasarayn për të arritur një marrëveshje të mundshme për rikthimin e Nicolo Zaniolos në Serie A.

Sipas “Fanatik”, Zaniolo ka një klauzolë lirimi prej 35 milionë eurosh, por se Juventusi nuk është i gatshëm ta paguajë atë shumë, dhe ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për italianin.

Pavarësisht se arriti në Stamboll para gjashtë muajve, besohet se Zaniolo do të shitet nga gjiganti turk pasi që ky i fundit ka arritur një marrëveshje për sulmuesin brazilian Tete, i cili luan në pozitën e njëjtë sikurse Zaniolo.

Gjithashtu është raportuar edhe për interesimi nga Premier Liga, ku skuadra e Newcastle thuhet se e do Zaniolon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat