Interi kërkon sulmues

Futboll

Interi kërkon sulmues

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

“Corriere dello Sport” fokusohet edhe tek merkatoja e Interit, duke kërkuar një sulmues të ri për t’ia dorëzuar Simone Inzagit. Në listën e Marotta është shënuar edhe Marko Arnautoviç, një i njohur i vjetër i “zikaltërve”.

Vëllai dhe agjenti i lojtarit konfirmuan marrjen e ofertës nga një klub i madh, pa dhënë asnjë të dhënë të mëtejshme. Ai klub është Interi, i cili ka si prioritet të forcojë “flotën” e tij sulmuese.

Paralelisht vazhdojnë kontaktet me Arsenalin për Balogun, për të cilin Monako ka arritur në 40 milionë euro, duke marrë “po” e Arsenalit. Nga ana e tij Inzagi po shtyn për Alvaro Morata, por edhe Taremi është në listën e “zikaltërve”.

Iraniani ka një kontratë që i skadon në vitin 2024, por Porto nuk duket se dëshiron ta ulë çmim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat