Ballkani - Lincoln, biletat e ndeshjes së sotme dalin në shitje edhe në Prishtinë

Futboll

Ballkani - Lincoln, biletat e ndeshjes së sotme dalin në shitje edhe në Prishtinë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:56
Pamje e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ballkani ka njoftuar se sot i ka nxjerrë në shitje edhe në Prishtinë biletat për ndeshjen e sontme ndaj ekipit Loncoln Red Imps FC, e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Therandasit përmes faqes së tyre zyrtare tregojnë se biletat do të shiten tek zyra e mediave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shitja e tyre do të vazhdojë deri në orën 19:00 në kryeqytet, ndërsa në zyrën e klubit te stadiumi i qytetit në Suharekë, sikurse edhe në shesh, do të vazhdojë deri në orën 17:00.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Lincolnit do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat