Kukësi përforcohet në prapavijë

Futboll

Kukësi përforcohet në prapavijë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:45
Pamje nga një ndeshje

Kukësi përforcohet në mbrojtje me një futbollist që vjen nga Kategoria e Parë.

Verlindorët kanë siguruar shërbimet e 24-vjeçarit Franci Lala, i cili ka një përvojë në Superiore disa vite më parë, kur ishte pjesë e Luftëtarit (2019-2020).

Mbrojtësi i lindur në Tiranë, gjatë dy sezoneve të fundit është aktivizuar rregullisht në Kategorinë e Parë.

Me Tomorin, në sezonin 2020-2021, numëron 25 ndeshje në kampionat, ndërsa sezonin e kaluar, në radhët e Korabit, numëron 26 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat