Ja kur mund të vijë debutimi me Kombëtaren A për Stiven Shpendin

Futboll

Ja kur mund të vijë debutimi me Kombëtaren A për Stiven Shpendin

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:45
Stiven Shpendi

Stiven Shpendi prej pak ditësh është bërë lojtari më i ri i Empolit dhe sezonin e ri do të luajë në Serinë A.

Një arritje dhe një hap tepër i madh për sulmuesin shqiptar dhe karrierën e tij, duke kujtuar që aktualisht është vetëm 20 vjeç dhe do të luajë në një nga kampionatet më të fortë në botë.

Krahas nisjes së aventurës së re me klubin, Shpendi është edhe pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, aty ku patjetër që ka lënë gjurmë, teksa në vetëm pesë ndeshje të luajtura ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës.

Por, edhe pse e ka moshën për të qenë pjesë e Shpresave edhe për edicionin kualifikues të Europianit për këtë grupmoshë, Shpendi ende nuk ka debutuar me Kombëtaren A.

Nga sa mësohet, edhe muaji shtator nuk do të jetë për të, pasi trajneri Silvinjo ka përpara dy takime tepër të rëndësishme për fatin e Shqipërisë në shanset që ka për kualifikimin në Europian.

Kështu që në miqësoren e radhës, atë me Bullgarinë që përfaqësuesja do të luajë në Tiranë, pritet që të jetë edhe debutimi i Stiven Shpendit me Kombëtaren A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat