Tottenhami pranon ofertën 100-milionëshe të Bayernit

Futboll

Tottenhami pranon ofertën 100-milionëshe të Bayernit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 18:11
Harry Kane

Klubi i Totenhem më në fund pranoi ofertën që i erdhi nga Bajenr Mynih sa i përket transferimit të Harry Kane. Bavarezët ranë dakord për të paguar 100 milionë euro dhe 20 milionë euro të tjera në formë bonusesh në vitet në vijim. Dhe kur dukej se po vinte momenti i firmës, në fakt nuk ndodhi asgjë.

Sipas mediave angleze, shkaktar për këtë është vetë Herri Kejn. Edhe pse rreth 3 javë më parë ai u kishte premtuar drejtuesve të Bajernit se do të bënte gjithçka që të bëhej pjesë e këtij klubi, tashmë sulmuesi ka dyshime rreth të ardhmes së tij dhe transferimit të mundshëm në Gjermani.

“Daily Mail” bën të ditur se futbollisti në këto orë do të vendosë përfundimisht çfarë do të bëjë. Një nga opsionet që ai po e merr tashmë në konsideratë, është që të qëndrojë te Totenhemi për të përmbushur vitin e fundit të kontratës, pasi kështu mund të largohet si futbollist i lirë dhe do të ketë më shumë mundësi zgjedhje, por edhe ofertash më të mira financiare.

Padyshim që refuzimi i Bajenrit në këtë pikë do të mbyllte përfundimisht dyert për transferimin e tij në Bavari, qoftë edhe vitin e ardhshëm. Por Kejn, në moshën 31-vjeçare do të mbetej gjithsesi një nga emrat më të kërkuar në treg, pasi ka treguar se është një golashënues zone dhe do të ishin të shumta skuadrat që do të kërkonin shërbimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat