Pavard ka zgjedhur transferimin te Man United

Futboll

Pavard ka zgjedhur transferimin te Man United

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:20
Pavard

Manchester United ka vendosur nje mesfushor si prioritet per nenshkrim pas ardhjes prej 72 milionë sterlinash të sulmuesit te Atalanta, danezin Rasmus Hojlund.

Sulmuesi danez u bë nënshkrimi i tretë i verës i United pas ardhjes prej 60 milionë sterlinash të Mason Mount dhe lëvizjes prej 43 milionë sterlinash për portierin Andre Onana.

Skuadra e Erik ten Hag nuk do të ndalet me kaq, me Djajtë e Kuq që kërkojnë të nënshkruajnë me një tjetër mesfushor përpara fundit të merkatos. Sofyan Amrabat i Fiorentinës është objektivi kryesor i Djajve të Kuq, kryesisht për shkak të paraqitjeve të tij të shkëlqyera për Marokun në Kupën e Botës.

Një tjetër lojtar në listën e tyre të ngushtë ishte Amadou Onana i Evertonit, megjithëse në fund të fundit, një lëvizje për 21-vjeçarin belg u konsiderua shumë e shtrenjtë.

Sakaq, sipas asaj qe ka raportuar se fundmi Fabrizio Romano, Benjamin Pavard do te ishte shume i vendosur per t’u bashkuar me Manchester United kete vere pasi e quan te mbyllur eksperiencen e tij te Bayern.

Bayern do te donte nje shume mes 30-35 mln eurosh, teksa Manchester United pret qe te mbyllet akordi me West Ham per shitjen e Maguirre dhe me pas do te hidhet ne sulm per te mbyllur edhe Pavard.

Nderkohe, Fred eshte gjithashtu drejt largimit dhe transferimit te Fulhan, duke sjelle para te tjera ne arkat e “Djajve te Kuq”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat