Jo vetëm Sommer, Interi prezanton portierin e radhës

Futboll

Jo vetëm Sommer, Interi prezanton portierin e radhës

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 20:28
Sommer

Pas Yann Sommer, për kartonin e të cilit pagoi 6 mln euro te Bayern Munchen, Interi ka siguruar edhe portierin e dytë.

Zikaltrit kanë arritur akordin me Sampdorian për huazimin me të drejtë blerjeje të Emil Adueros.

Portieri 26-vjeçar luante me Sampdorian prej vitit 2019, teksa më parë ka mbrojtur edhe portat e Juventusit dhe Venezias. Aduero ka dalë nga akademia e bardhezinjve të Juves.

“Dy kultura, dy shpirtra, dy botë që takohen: qetësia e detit indonezian përzier me rezistencën dhe forcën e maleve në Piemonte.

Cilësi që e kanë karakterizuar që në fëmijëri Emil Audero Mulyadi, portierin i ri të Interit“, lexohet në komunikatën zyrtare të nënkampionëve të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat