Pas Xhelil Asanit, Vllaznia transferon edhe një ish futbollistë të Shkëndijës?

Futboll

Pas Xhelil Asanit, Vllaznia transferon edhe një ish futbollistë të Shkëndijës?

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 21:15
Asani

Vllaznia e Shkodrës vazhdon të jetë shumë aktive në merkato.

Skuadra shkodrane pasi ditë më parë transferoi ish futbollistin e Shkëndijës, Xhelil Asani, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Erzenit, është në rrugë të mbarë për të transferuar edhe një tjetër ish futbollistë të skuadrës tetovare.

Fjala është për sulmuesin bullgar, Nasko Milev, i cili ende është pa skuadër pas prishjes së kontratës me Shkëndijën e Tetovës.

Sulmuesi 26-të vjeçar nga Plovdivi te Shkëndija kishte arritur nga rradhët e skuadrës së FK Panevezys nga Lituania, aty ku gjithashtu kishte luajtur me fanellën e Dziugas. Karrierën e kishte nisur në vendlindje te Botev Plovdiv ku ka luajtur 4 sezone si profesionist, para se të paraqitej me Slavia Sofia dhe Lokomotiva Sofje

Milev me Shkëndijën kishte zhvilluar 13 ndeshje, duke regjistruar 3 gola dhe 2 asistime. Ditëve në vijim pritet të shohim, nëse i njëjti vërtetë do i bashkohet Vllaznisë nëSuperligën shqiptare dhe se sërish do të mbetet pjesë e futbollit ballkanas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat