Selahi me Rijekën pa problem ndaj B36 Torshavn

Futboll

Selahi me Rijekën pa problem ndaj B36 Torshavn

Nga: K. G. Më: 10 gusht 2023 Në ora: 22:03
Goda

Skuadra e Rijekës veçse ka bërë hapin e madh drejt play-off-it të Conference League.

Skuadra e njohur kroate ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj B36 Torshavn nga Ishujt Faroe.,

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 33-të me golin e Agnarsson. 

Më pas Rijeka përmbysi rezultatin me golat e lojtarëve Jankoviq (41' - nga penallt), Goda (48') e Radeliç (88'). 

Futbollisti shqiptar u paraqit titullar, u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 58-të dhe u zëvendësua në atë të 78-tën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat