Gol me peshë në transfertë, mbrojtësi shqiptar gjen rrugën e rrjetës

Futboll

Gol me peshë në transfertë, mbrojtësi shqiptar gjen rrugën e rrjetës

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 22:30
Pamje nga ndeshja

Gol me peshë në transfertë, mbrojtësi shqiptar gjen rrugën e rrjetës në Ligën e Konferencës! 

Një tjetër futbollist shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në Ligën e Konferencës.

Bëhet fjalë për shqiptarin e Kosovës, Ismajl Beka, që ka realizuar një gol me peshë me fanellën e Luzern, në duelin ndaj skocezëve të Hibernian. 

Në minutën e 56-të, pas një harkimi nga këndi, Beka ka goditur saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën teksa vendosi baraspeshën e përkohshme 1-1.

Më herët në minutën e 46-të, skuadra skoceze kishte shënuar me Neuell.  Ky ishte goli i parë në këtë sezon për mbrojtësin 23-vjeçar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat