Korenica: Pjesa e dytë? Profesori na qetësoi

Futboll

Korenica: Pjesa e dytë? Profesori na qetësoi

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 23:40
Korenica 

Meriton Korenica ishte ai që zhbllokoi sfidën Ballkani-Lincoln (2-0). 

Mesfushori i avancuar i skuadrës së Ilir Dajës, foli pas triumfit në “Fadil Vokrri”, dueli i parë i raundit të tretë në Conference League.

“Goli? E pashë shokun, ishte i markuar. Dhe vendosa të shënoj.

Ka rëndësi fitorja. Gjithmonë bëjmë lojën tonë, fusha na keqësoi gjithçka.

Patëm shumë raste.

Të mobilizohemi që t’i shënojmë rastet e krijuara në ndeshjen tjetër.

Pjesa e dytë? Profesori na qetësoi.

Na dha motivin shtesë që të shënonim, pavarësisht se kishim humbur disa raste.

Mund të kishim shënuar edhe dy herë të tjera. Në këto gara duhet shfrytëzuar çdo rast, pasi nuk ke shumë të tillë.

Lincolni? Ne gjithmonë do të bëjmë lojën tonë.

Këta luajnë një futboll mjaft fizik.

Të shohim ndeshjen e kampionatit, pastaj të luftojmë për t’u kualifikuar në ‘play-off’.

Ndryshimet e Ballkanit? Ka konkurrencë të fortë në këtë ekip.

Lojtarët duan më të mirën, trajneri kërkon maksimumin, edhe nga lojtarët e dytë dhe të tretë.

Konkurrenca na bën më të fortë”, deklaroi 26-vjeçari nga Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat