Handanoviç pranë një kthimi të bujshëm

Futboll

Handanoviç pranë një kthimi të bujshëm

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 23:56
Samir Handanoviç

Samir Handanoviç i ka dhënë lamtumirën Interit në fund të sezonit që u mbyll, pasi zikaltrit vendosën që të mos vazhdonin më bashkëpunimin me gardianin slloven.

Ai është ende pa kontratë teksa mbetet në kërkim të një sistemimi të ri për të vazhduar karrierën.

Në fakt, një nga hipotezat e sheh atë të qëndrojë në Itali, për të veshur fanellën e një-ish klubi.

Handanoviç ka qenë në bisedime me Lacion, për të marrë vendin e e Maksimianos nëse ky i fundit largohet nga kryeqytetasit. Portieri ka qenë pjesë e kësaj skuadre për pak muaj në sezonin 2005-2006.

Nëse nuk arrihet akordi me lacialët, pretendentët e tjerë nuk mungojnë pasi së fundmi është raportuar për interesin e Selta Vigos për gardianin 39-vjeçar i cili ishte edhe kapiteni i Interit në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat