Suedia e Kosovare Asllanit në gjysmëfinale të Kupës së Botës së femrave

Futboll

Suedia e Kosovare Asllanit në gjysmëfinale të Kupës së Botës së femrave

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:10
Kosovare Asllani

Kupa e Botës e femrave tani e ka prekur fazën e fundit të turneut, ku është kompletuar çifti i parë i kombëtareve që kanë siguruar biletën drejt gjysmëfinales.

Spanja ishte kombëtarja e parë që u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa tani ka mësuar edhe kundërshtarin që do ta ketë përballë.

Kombëtarja e Suedisë para pak çastesh siguroi biletën drejt gjysmëfinales, pasi që e eliminoi Japoninë duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Eden Park” të Auckland para 43,217 shikuesve, Suedia e mposhti Japoninë 2:1.

Golat për suedezet i shënuan Amanda Ilestedt (minuta e 32’) dhe Filippa Angeldal (minuta e 51’), kurse golin e nderit te Japonia e shënoi Honoka Hayashi në minutën e 87’ të ndeshjes.

Po ashtu, për Suedinë u paraqit edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, e cila luajti për 73 minuta në fushë, para se të zëvendësohej nga Madelen Janogy.

Fitorja e sotme e vendos Suedinë përballë Spanjës në këtë Botëror të femrave, ndërsa do të zhvillohen edhe dy ndeshje (Australia-Franca dhe Anglia-Kolumbia) për tu kompletuar çiftet gjysmëfinaliste të turneut.

Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat