Presidenti i Totenhamit bllokon Kanen

Futboll

Presidenti i Totenhamit bllokon Kanen

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:36
Harry Kane

Kur marrëveshja dukej se ishte arritur mbi bazën e 100 milionë eurove, plus 20 bonuse, Totenhami e bllokoi marrëveshjen. 

Asgjë përfundimtare, në të vërtetë, në fund të fundit Kane duhet të fluturojë për në Gjermani, siç ishte planifikuar. Por do ta bëjë disa orë më vonë se sa pritej.

Sipas raportimeve nga disa burime, Harry Kane do të ishte ndaluar nga Totenham të premten në mëngjes, ndërsa ishte tashmë në aeroport, gati për të fluturuar drejt Gjermanisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore me Bajern Munihu, përpara se të nënshkruante me bavarezët.

Për të frenuar zhvillimin e negociatës ka menduar pronari i Totenham, Levy, i cili, duke qenë me pushime në Majami, për shkak të zonës kohore, nuk ka qenë ende në gjendje të japë “OK” përfundimtar për disa detaje kontraktuale.

Siç u përmend, Kane do të kalojë përfundimisht te Bajern Munihu, i cili do t’i paguajë 100 milionë euro, plus 20 milionë bonuse për Totenhamin. Një shifër rekord, duke marrë parasysh moshën e lojtarit (30 vjeç në fund të korrikut) dhe kontratën në fuqi që i skadonte pas vetëm 12 muajsh.

Sipas raportimeve të “Bild”, fluturimi që do ta dërgojë Kejnin në Munih është riplanifikuar për në orën 13:15 dhe sulmuesi duhet të zbarkojë në “Allianz Arena” rreth orës 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat