Zekiç: Me fat që nuk pësuam të dytin

Futboll

Zekiç: Me fat që nuk pësuam të dytin

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 13:36
Zekiç

Partizani arriti një fitore të madhe në Letoni, që afron kampionët e Shqipërisë me fazën “play-off” të Conference League. Skuadra e Zoran Zekiç triumfoi 1-2 me përmbysje ndaj Valmieras.

Tedi Cara dhe Arinaldo Rrapaj realizuan golat e fitores, ndërkohë që trajneri kroat i “Demave” vlerësoi djemtë e tij dhe tifozët që udhëtuan në Rigën e largët.

Të shtunën (12 gusht) është radha e miqësores së luksit ndaj Romës në “Air Albania” (20:00). Sfidë ku Zekic pritet të lërë pushim disa nga titullarët. Pasi fokusi është te dueli i kthimit ndaj Valmieras.

“Mehmeti ishte nga më të mirët sot, do na mungojë patjetër. Sigurisht kemi lojtarë që do e zëvendësojnë. Ka përfunduar vetëm ndeshja e parë, kemi dhe tjetrën për të luajtur.

Roma? Ndeshja me Romën luhet pas dy ditësh, do ketë hapësira për lojtarët që nuk kanë pasur minuta. Por që sot po mendojmë për Valmierën.

Kam respekt për ekipin e Valmierës. Ishim dobët me kontaktin, nuk luajtëm mirë në rastet kur nuk e kishim topin. Por falë Zotit, Valmiera nuk shënoi një gol të dytë pasi do kishte qenë problem i madh.

Jam i lumtur për fitoren, por nuk e gënjej veten. Kemi mangësi që duhet t’i përmirësojmë në vazhdim.

Tifozët? Udhëtim i gjatë për ta, jemi të lumtur që i kemi afër, qofshin 10, 5 apo 1000. Duhet t’i respektojmë e të shijojmë çastet e mira me ta.

Kocijan nuk është aty ku duhet me përshtatjen. Lojtarë si ai ka dhe të tjerë që po mësohen me idetë e reja dhe ekipin. Shpresojmë që me punë të jemi çdo ndeshje e më mirë”, theksoi 49-vjeçari nga Osijeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat