Besa e Dobërdollit bënë një goditje të madhe

Futboll

Besa e Dobërdollit bënë një goditje të madhe

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:54
Pamje nga prezantimi

Besa e Dobërdollit vetëm një ditë para startit të sezonit të ri në Ligën e Dytë maqedonase, ka bërë një super përforcim, duke sjellë në rradhët e veta sulmuesin e talentuar, Alban Taipi.

20-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës hungareze të Szentlorinc SE, te e cila skuadër luante në formë huazimi nga ekipi i Haladas. Te këta të fundit, Taipi u transferua verën e vitit 2022 nga rradhët e Renovës, te e cila skuadër edhe kishte nisur karrierën.

Taipi në elitën e futbollit vendor numëron 12 ndeshje, po aq sa kishte zhvilluar në ligën  e dytë hungareze me dy skuadrat e lartëpërmendura.

Debutimin e tij në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Taipi e kishte bërë me 1 shtator të vitit 2019-të kundër Vardarit, kur ishte vetëm 16-vjeç e 71 ditë.

Tashmë i njëjti do të luaj në Ligën e Dytë me Besën e Dobërdollit, drejtuesit e së cilës skuadër gjatë afatit kalimtarë të verës kanë bërë disa goditje shumë të mira, duke transferuar emra kampionësh, si Armend Alimi, Izair Emini, Burim Sadiki, etj.

Besa e Dobërdollit sezonin e ri do ta nis nesër me transfertën në Koçani kundër Osogovës, ndërsa me këto lëvizje të bëra, kjo skuadër me plotë të drejtë llogaritet si një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat