Flet Kane si lojtar i Bayernit: Jam i lumtur që jam te njëri nga klubet më të mëdha në botë

Futboll

Flet Kane si lojtar i Bayernit: Jam i lumtur që jam te njëri nga klubet më të mëdha në botë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 10:42
Harry Kane

Harry Kane ka kompletuar transferimin te kampioni i Gjermanisë, Bayern.

Kane, pas nënshkrimit të kontratës është deklaruar duke thënë se është i lumtur me transferimin.

“Jam i lumtur që të jem pjesë e Bayrnit, njëri nga klubet më të mëdha në botë. Unë gjithmonë kam thëne që dua të lëviz dhe ta dëshmojë veten në nivelin më të lartë në karrierë”, u shpreh Kane.

Ai transferohet te gjiganti gjerman, nga Tottenhami, për 100 milionë euro plus 20 të tjera në bonuse.

Futbollisti anglez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2027.

Ai do ta mbajë numrin nëntë në fanellën e bavarezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat