Real Madridi kërkon fitore

Futboll

Real Madridi kërkon fitore

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 11:49
Real Madridi

Real Madridi do ta fillojë sonte sezonin 2023/24 në La Ligan spanjolle.

“Los Blancos” do të ndeshen në udhëtim me skuadrën baske, Athletic Bilbao.

“Mbretërit” u goditën së fundmi nga lëndimi i portierit të tyre, Thibaut Courtois, i cili pritet ta humbasë shumicën e sezonit.

Pa Courtois të lënduar dhe Benzeman e larguar, Real Madridi synon këtë edicion ta rikthejë titullin e kampionit.

Në krye me Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, madrilenët do ta kërkojnë lavdinë edhe në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat