Besiktasi e josh me 6 milionë euro në sezon

Futboll

Besiktasi e josh me 6 milionë euro në sezon

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 12:24
Bernardeschi

Besiktasi është afër sigurimit të një tjetër përforcimi cilësor pas Ante Rebic nga Milani.

Fitimi i titullit kampion është objektivi i madh i klubit nga Stambolli, që synon të shkojë sa më larg edhe në Europë.

Në fokusin e bardhezinjve ka përfunduar Federico Bernardeschi, i cili kërkon të rikthehet në Europë pas vitit të kaluar në MLS me Toronton.

Ish-lojtari i Juventusit dhe Fiorentinës, po bisedon me drejtuesit e klubit turq, të cilët i kanë ofruar një pagë sezonale të majme.

Shtypi italian raporton se Besiktasi ka gati për 29-vjeçarin plot 6 mln euro neto në sezon.

Propozim që lojtari ofensiv pritet ta pranojë menjëherë.

Gjithsesi, bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe akordi është çështje kohe. Ndërkohë që turqit po përgatitin edhe ofertën për klubin e Torontos.

Bernardeschi ishte pjesë e kombëtares së Italisë në triumfin fantastik që skuadra e Mancinit arriti në Euro 2020, duke u ngjitur në majë të kontinentit të vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat