Bayern e regjistron në Superkupë

Futboll

Bayern e regjistron në Superkupë

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 12:25
Kane

Harry Kane është numri 9 i ri i Bayern-it. Rekordmenët e Gjermanisë kanë zyrtarizuar sot blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, e cila njëkohësisht është edhe më e shtrenjta e Bundeligës. 30-vjeçari, i cili i kushtoi klubit nga Mynihu plot 100 milionë euro (pa llogaritur bonuset), iu drejtua me një mesazh tifozëve të rinj.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Bayern-it.

Ky klub është njëri nga më të mëdhenjtë në botë dhe unë gjithmonë kam thënë se dua që të konkuroj në nivele të larta. Ky klub dallon për nga mentaliteti fitues dhe për këtë arsye ndihem shumë mirë që jam këtu”, tha Kane.

Sulmuesi do të jetë lojtari i tretë anglez, pas Owen Hargreavs dhe Omar Richards, që aktivizohet për Bayern-in. Ndërsa zyrtarët e Bayern kanë bërë me dije se kanë mundur që ta regjistrojnë Kane për takimin e sotëm.

Në 20:45. në “Allianz Arena” skuadra e Bayern sfidon Lajpcig për trofeun e parë sezonal, Superkupën e Gjermanisë. Një shans i artë për “Uraganin” që të nisë aventurën bavareze me diçka të panjohur më parë, fitimin e një trofeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat