Kepa drejt Realit, Chelsea kthen në Angli portierin që shkroi historinë

Futboll

Kepa drejt Realit, Chelsea kthen në Angli portierin që shkroi historinë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 12:28
Schmeichel

Kepa Arrizabalaga do të jetë zëvendësuesi i Thibaut Courtois te Reali, pas dëmtimit të rëndë të gjurit të portierit belg .

Kjo lëvizje do të ketë një efekt domino, pasi edhe Chelsea duhet të gjejë një zëvendësues për Kepan.

“The Guardian” raporton se “Kasper Schmeichel, portieri i Nice, mund të zëvendësojë Kepa Arrizabalagan”.

Ai që ishte portieri titullar i sezonit historik të Leicester City në 2015/2016, përfundoi rrugëtimin e tij te “dhelprat” në vitin 2022 pas 10 vitesh në këtë klub dhe u drejtua për në Ligue 1 në këmbim të 1 milion eurove.

Edhe pse Mauricio Pochettino la të kuptohet në konferencën për shtypin para përballjes me Liverpoolin se ai po e llogariste Kepa Arrizabalagan për këtë sezon, ish-portieri i Alteticos nuk dëshiron ta humbë mundësinë për të luajtur me fanellën e Realit.

Chelsea e nis sezonin sot, përballë Liverpoolit, në “Stamford Bridge” me Kepa Arrizabalagan të projektuar ttullar, por gjithçka mund të ndryshojë.

Robert Sánchez, i cili mbërriti në Londrën Perëndimore për 30 milionë euro për të qenë konkurrenti i Kepas mund të marrë vendin e titullarit.

Nënshkrimi me Kasper Schmeichel, tashmë 36 vjeç, do të ishte një zgjidhje e përkohshme, pasi Gabriel Slonina, një portier 19-vjeçar i blerë dy vera më parë, po luan në formë huazimi në MLS pas shitjes së Édouard Mendy në futbollin saudit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat