Juventus, aktiv në afatin kalimtar

Futboll

Juventus, aktiv në afatin kalimtar

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 15:53
Logo e Juventusit

Juventus, aktiv në afatin kalimtar.

Pas shitjes së Arthurit në formë huazimi te Fiorentina, Juve më në fund ka realizuar një sërë shitjesh të mëdha. Zakaria shkoi në Monaco për 22 milionë euro (përfshirë bonuset), Genoa mori De Winter në huazim me detyrimin për të blerë në rast mbijetese (rreth 10 milionë) dhe Pellegrini me Rovella-n u shitën te Lazio.

Një thesar rreth 50 milionësh dhe sërish drejtori i njohur sportiv ka treguar aftësinë e tij për të shitur. Përveç kësaj, Giuntoli shikon edhe tregun e të rinjve, për sulmin pista e Jonathan David lidhet me të ardhmen e Vlahovicit (dhe Lukakut), por orët e fundit është shfaqur një emër i ri që i intrigon shumë tifozët e Juventus-it.

Bardhezinjtë kanë vënë në shënjestër, siç raporton Sky Sport, mesfushorin shumë të ri të Strasburgut, Habib Diarra, një talent i lindur në vitin 2004, i cili tashmë ka një rol të rëndësishëm në klubin francez.

Prej këtu, Juventusi dëshiron ta mbyllë sa më shpejt operacionin dhe t’i japë trajnerit Allegri një përforcim cilësor së shpejti.

Para mbylljes, mund të mbërrijnë edhe disa transferime të tjera, nga ana tjetër Giuntoli është pranë gjetjes së një sistemimi për lojtarë të tjerë të rinj si Miretti dhe Nicolussi Caviglia, që mund të huazohen te Empoli dhe Frosinone në orët e ardhshme. Juventus, merkato më në fund është zhbllokuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat