Bajrami i dhuron barazimin Sassuolos

Futboll

Bajrami i dhuron barazimin Sassuolos

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 19:17
Bajrami feston

Bajrami i dhuron barazimin Sassuolos!

Cosenza-Sassuolo janë duke u përballur në raundin e 1/32-ate të Kupës së Italisë.

Ndërsa vendasit morën avantazhin që në minutën e 9’ me Tutino-n, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, miqtë vazhduan tentativat për të gjetur barazimin.

Para mbylljes së pjesës së parë, më saktë në minutën e 45+4’, mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Nedim Bajrami kaloi mbrojtjen e Cosenza-s dhe gjeti rrjetën, duke kthyer baraspeshën e kësaj sfide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat