Yigit tregon se a do të bëjnë tjera përforcime

Futboll

Yigit tregon se a do të bëjnë tjera përforcime

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 20:36
Nedim Yigit

Liria ka pësuar humbje para tifozëve të vet nga Ballkani me rezultat minimal 0-1.

Për trajnerin turk Nedim Yigit ky ishte një debutim në elitën e futbollit kosovar në krye të Lirisë.

Yigit ka thënë se dallimi i bë nga zëvendësimet që bëri Ballkani, teksa ka paralajmëruar ardhje të reja të futbollistëve te Liria.

“Ballkani është skuadër e përgatitur, luan në Evropë.

Është ekip i gjerë dhe me trajner me përvojë”.

“Në pjesën e parë tifozëve u ofruam ndeshje të mirë.

Në pjesën e dytë erdhi në shprehje gjerësia e ekipit të Ballkanit. Dallimi u bë pas ndërrimeve”.

“Por ne po presim të transferojmë edhe disa lojtarë.

Do të luajmë ndeshje të mira.

I kemi 15-16 lojtarë që mund të luajnë në ligë.

Është me rëndësi që në skuadër të kemi edhe lojtarë të akademisë”.

“Duhet të punojmë që skuadrën ta krijojmë nga themeli, pra nga akademia.

Edhe unë kam përgjegjësi për të kontribuuar në këtë”, ka thënë Yigit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat