Asllani e drejton sot Suedinë, për një vend në finale të Botërorit

Futboll

Asllani e drejton sot Suedinë, për një vend në finale të Botërorit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 08:41
Kosovare Asllani

Futbollistja Kosovare Asllani, synon sot, që me kombëtaren e Suedisë, të kualifikohet në finale të Kupës së Botës.

Suedezet sot me fillim nga ora 10:00, në stadiumin “Eden Park”, në Aucland do të përballen me spanjollet.

Spanjollet e siguruan gjysmëfinalen pas një fitoreje në kohën shtesë ndaj holandezeve, ndërsa suedezet, pasi mposhtën Japoninë.

Statistika:

Mbrojtësja suedeze Amanda Amanda Ilestadt, ka shënuar katër gola gjatë këtij turneu

Spanja ka shënuar 15 gola në pesë ndeshje të Kupës së Botës

Suedia ka pësuar vetëm tri humbje në 30 përballjet e fundit.

Gjysmëfinalja tjetër është në mes Australisë dhe Anglisë, sfidë që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat