Milani vazhdon presionin mbi Chelsean për Armando Brojën

Futboll

Milani vazhdon presionin mbi Chelsean për Armando Brojën

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 11:20
Armando Broja

Milani është ende duke eksploruar opsionin e sjelljes së sulmuesit 21-vjeçar të Chelseat, Armando Broja në “San Siro” në një marrëveshje huazimi, pavarësisht se ka marrë një përgjigje negative nga londinezët.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Milani ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e skuadrës nga “Stamford Bridge”, por Chelsea heziton ta lë sulmuesin shqiptar të largohet.

Londinezët kanë humbur shërbimet e blerjes së re Christopher Nkunku për një periudhë të zgjatë për shkak të një dëmtimi në gju të pësuar gjatë një miqësore para-sezonale kundër Borussia Dortmundit.

Përkundër kësaj, Milani është ende e etur për idenë e nënshkrimit të Brojës, i cili së fundmi është rikuperuar nga një dëmtim i rëndë në gju.

Thuhet se Broja është i uritur për të luajtur rregullisht dhe vazhdimisht për një ekip të nivelit të lartë, prandaj La Gazzetta beson se Milani mund të jetë destinacioni perfekt për shqiptarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat