"L’Equipe" zbulon sakrificën 100-150 milionë euroshe të Mbappes

Futboll

"L’Equipe" zbulon sakrificën 100-150 milionë euroshe të Mbappes

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 12:20
Mbappe

“Telenovela Mbappe” vazhdon me një kapitull të ri. Pas rikthimit në dinamikën e ekipit të parë, pas një takimi ku klubi dhe lojtari afruan pozicionet, në rendin e ditës është rinovimi i mundshëm i francezit.

PSG dëshiron të rinovojë kontratën e Mbappe dhe të shmangë në çdo mënyrë të mundshme që sulmuesi të largohet falas, pa lënë asnjë para në arkën e klubit parizien. Madje, nga Franca avancuan me lajmin se Kylian mund të marrë në konsideratë zgjatjen e kontratës së tij.

Pavarësisht kësaj, “L’Equipe” thekson se në takimin mes futbollistit dhe klubit nuk është menduar asnjëherë rinovimi i kontratës dhe Kylian Mbappe vazhdon të mbajë qëndrimin e tij për mos zgjatje të marrëveshjes deri në vitin 2025.

Sipas informacioneve të gazetës franceze, ylli francez mund të falë disa para si gjest mirënjohjeje për rikthimin në radhët e ekipit të parë parizien. Vlerësohet se shuma që Mbappe do të falë nënkupton rreth 100-150 milionë euro për PSG. Një gjest që “L’Équipe” e përshkruan si një “sakrificë personale”.

Lojtari ende i PSG-së e ka bërë të qartë në disa raste tashmë synimin e tij për të mos u larguar falas nga klubi francez. Për këtë duket se rinovimi me një klauzolë të mundshme largimi të rënë dakord do të ishte alternativa më e mirë, edhe pse për momentin duket larg arritjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat