Sarri zgjedh pasardhësin e Mancini-t

Futboll

Sarri zgjedh pasardhësin e Mancini-t

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:27
Sarri

Trajneri i Lazio-s, Maurizio Sarri, beson se Luciano Spalletti duhet të jetë trajneri i ri i kombëtares së Italisë.

Federata Italiane e Futbollit është në kërkim të një trajneri të ri pas dorëheqjes së papritur të Mancini-t  të dielën.

Spalletti është i lirë pas largimit nga Napoli, skuadër me të cilën fitoi titullin sezonin e kaluar. Megjithatë, ai ka akoma një kontratë me klubin e De Laurentiis.

Sarri tha për Tg1: “Është e qartë se ai nuk ka eksperiencë me kombëtaret, por është po aq e qartë se ka eksperiencën e duhur për t’u përshtatur menjëherë”.

Megjithatë, ka një problem,. Napoli, në fakt, po këmbëngul që FIGC të paguajë 3.2 milionë euro për ta liruar Spalletti-n nga kontrata që ka me klubin, por drejtuesit e federatës nuk duan ta bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat