I gjithë stadiumi i Atletico Madrid në fishkëllima për lojtarin e tyre

Futboll

I gjithë stadiumi i Atletico Madrid në fishkëllima për lojtarin e tyre

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:40
Stadiumi në Madrid

Atletico Madrid luajti me Granadën në javën e parë të La Ligës dhe stadiumi Wanda Metropolitano kishte një “mirëseardhje” jo të ngrohtë për portugezin që dëshiron të largohet sa më shpejt nga Atletico.

Joao Felix e nisi ndeshjen në pankinë, por nuk e kishte të lehtë kur spikeri tha emrin e tij dhe i gjithë stadiumi filloi të fishkëllejë.

Kjo nuk është aspak befasuese, duke qenë se jo shumë kohë më parë portugezi deklaroi se dëshiron të veshë fanellën e Barcelonës.

“Unë do të doja të luaja për Barcelonën. Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të doja të vija në atë klub.

Ka qenë ëndrra ime që nga fëmijëria. Nëse kjo ndodh, do të jetë realizimi i ëndrrave të mia”, tha Felix..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat