Partizani me mungesa përballë Valmieras

Futboll

Partizani me mungesa përballë Valmieras

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:09
Zekiç

Partizani pas 48 orësh ndaj Valmieras sfidën e kthimit në Conference League, e vlefshme për turin e tretë.

Pas fitores në Letoni me shifrat 2-1, demat do të synojnë një tjetër rezultat pozitiv për t ëbërë të mundur edhe kualifikimin në “Play-Off”. Për këtë takim Zoran Zekic është me “dhimbje koke”, pasi plot 5 lojtarë do të mungojnë.

Sembene dhe Mensah prej javësh vazhdojnë fazën e rikuperimit, teksa së fundmi është shtuar edhe Mba, i cili u dëmtua në Ligën e Konferencës.

Gjithshtu do të mungojë edhe Atanaskovski për arsye kartonësh, si dhe Victor Da Silva që për shkak të pezullimist nga ana e klubit. Në këtë mënyrë Zekiç ka dilema nga mbrojtja në sulm, teksa duhet të ndërtojë një formacion që ta nxjerrë sërish fitues ndaj letonezve.

Formacioni i mundshëm: Qirko, Hadroj, Sota, Kocijan, Zekolli (Buxhelaj), Rrapaj, Mehmeti, Maget (Murataj), Gj.Taipi, Keko (Grezda), Cara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat