​Al Nassri kërkon portierin e Liverpoolit

Futboll

​Al Nassri kërkon portierin e Liverpoolit

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 18:03
Alisson Becker

Pas largimeve të Jordan Henderson dhe Fabinhos, si duket klubet nga Arabia Saudite po synojnë t’i marrin Liverpoolit edhe një tjetër emër të njohur.

Për ta bërë më serioze këtë, është njëri nga yjet e Liverpoolit, i cili po kërkohet nga skuadra e Al Nassrit.

Sipas “FootMercato”, Al Nassri po synon transferimin e numrit një të Liverpoolit, Alisson Becker.

Mediumi francez ka bërë të ditur se Al Nassri po shikon ta gjejë një zëvendësues ideal të portierit aktual, pasi që pësoi humbje 2:1 nga skuadra e Steven Gerrard, Al Ettifaq.

Gjithashtu, “FootMercato” bën të ditur se Alisson është i hapur për idenë e një aventure të re, duke pretenduar se portieri brazilian do të ishte i interesuar në një lëvizje në Arabinë Saudite.

Nëse ky lajm del të jetë i vërtetë, atëherë do të ishte një katastrofë për skuadrën e Jurgen Klopp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat