Milani nis bisedimet me 21-vjeçarin

Futboll

Milani nis bisedimet me 21-vjeçarin

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 18:47
Pellegrino

Ndërkohë që Stefano Pioli pret një qendërsulmues, me Armando Brojën që kryeson listën e dëshirave.

Milani po tenton të sigurojë një përforcim në qendër të mbrojtjes.

Bëhet fjalë për Marco Pellegrinon, 21-vjeçarin argjentinas me origjinë italiane. I cili është pjesë e Platenses në elitën e futbollit argjentinas.

Tyc Sports shkruan se mes dy klubeve kanë nisur bisedimet zyrtare. Presidenti i Platenses, Sebastian Ordonez pritet të udhëtojë drejt Milanos në ditët e ardhshme për të mbyllur operacionin.

Pellegrino zotëron pasaportën italiane, kështu që nuk mund të cilësohet si ekstrakomunitar. Përveç qendrës së mbrojtjes, ai mund të bëjë edhe rolin e mesfushorit “shkatërrues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat