Ziyech drejt Turqisë

Futboll

Ziyech drejt Turqisë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 10:49
Hakim Ziyech

Pasi që i dështoi transferimi në Francë e më pastaj në Arabinë Saudite, Hakim Ziyech si duket është afër t’i jap fund aventurës së tij te Chelsea.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Chelsea ka arritur marrëveshje në parim me Galatasarayn për transferimin e Ziyech.

Kanë mbetur vetëm disa detaje për tu zgjedhur, dhe në fund të kryhen testet mjekësore.

Chelsea po tregohet i kujdesshëm pas dramës me PSG dhe me Al Nassrin, ku me të dy skuadrat dështoi të arrihej marrëveshja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat