Ndodh edhe kjo në futbollin e Kosovës

Futboll

Ndodh edhe kjo në futbollin e Kosovës

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 13:34
Pamje nga një ndeshje

Kosova është vend i çudirave të sportit.

Komisioni i Garave pranë Federatës së Futbollit të Kosovës ka bërë inicim të procedurës disiplinore ndaj dy klubeve të Superligës, Ballkani dhe Liria për arsye aspak të zakonshme dhe të padëgjuara më parë.

“Inicim disiplinor ndaj FC “Ballkani”. Motivi: Nuk e ka vendosur logon në krahun e djathtë të fanellave të lojtarëve, ndonëse logot e gatshme i kanë marrë në FFK gjashtë (6) ditë para fillimit të ndeshjes.

Sipas fotove dhe xhirimit televiziv”, shkruan në njoftimin e FFK-së për kampionin aktual të Kosovës.

“Inicim disiplinor ndaj FC “Liria”. Motivi: Banerin kryesor të ligës nuk e ka vendosur në mes por mbi reklamen e Pontes. Baneri qendror duhet të vendoset në mes meqë është emri i ligës. Sipas rregullores së UEFA-s hapësira e mesme i takon emrit të ligës dhe jo sponzorëve të klubeve. Sipas fotove dhe xhirimit televiziv”, shkruan tutje në vendimin e Komisionit të Garave

Ndërkaq, Prishtina është në procedurë disiplinore ka përfunduar edhe FC Prishtina.

“Motivi: Në min 5, 20 dhe 47 tifo grupi “Plisat”, fyejnë kryesinë e FC “Prishtina“, ndërsa në min 88 ndezin shtatë flakadanë dhe i hedhin në fushën e lojës, me ç’rast dëmtohet fusha në disa vende, po ashtu në fushë hedhin dy shishe qelqi dhe një PVC, por fatmirësisht nuk është goditur askush. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Feronikeli 74 dhe xhirimit televiziv”, vazhdon njoftimi i shtëpisë së futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat