Rodrigo: Arrita akordin me Barcelonën, por isha duke pritur për Realin

Futboll

Rodrigo: Arrita akordin me Barcelonën, por isha duke pritur për Realin

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 15:34
Rodrigo

Rodrigo është një nga futbollistët që ka spikatur më shumë me fanellën e Real Madridit, teksa transferimi i tij mund të kishte marrë një rrugë tjetër.

Ylli brazilian kishte arritur një akord paraprak me Barcelonën dhe ishte shumë pranë kalimit, por gjërat ndryshuan.

“Praktikisht gjithçka ishte në rregull me Barcelonën, thjesht duhej të nënshkruanim, dhe unë e pyeta babanë tim: ‘Asgjë nga Real Madrid?’.

Kanë ardhur propozime nga të gjitha skuadrat dhe asgjë nga Reali.

Kështu që kërkova të prisja fundjavën sepse do të kishim një ndeshje me Vitoria. Shkova në ndeshjen me Vitoria, shënova tre gola, dhashë një asist, fituam 5-2, dhe gjatë lojës Real Madridi thirri babanë tim dhe ai nuk duhej të bënte as ofertën.

Ata vetëm e pyetën nëse doja të shkoja dhe babai im e dinte përgjigjen time. Të nesërmen isha duke luajtur video-lojëra, isha me nënën time dhe babai u largua në mëngjes pa thënë asgjë. Pasdite, ai erdhi në shtëpi, më kaloi mua dhe nënën time, por pa folur me askënd.

Shkova direkt në dhomën time dhe aty ishte një fanellë e Real Madridit dhe një fanellë e Barcelonës. Ai i mori të dyja fanellat, mi hodhi mua dhe më tha: ‘Tani, zgjidh ti’. As që mendova, ishte Real Madrid”, shprehet Rodrigo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat