Manchester City fiton Superkupën e Evropës

Futboll

Manchester City fiton Superkupën e Evropës

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 21:41
Manchester City

(E plotësuar) - Listës së skuadrave fituese të Superkupës së Evropës i shtohet Manchester City.

Kampionët e Premier League-s vuajtën shumë, por në fund ia dolën të mposhtnin Sevillan në “ruletën” e penalltive (5:4), pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1:1.Sevilla është në epërsi ndaj Manchester Cityt.

Futbollisti Youssef En Nesyri ka shënuar me kokë në minutën e 25-të.

Në minutën e 63-të, Cole Palmer ka realizuar për rezultatin 1:1.

Nga pika e bardhe për City-n u treguan të saktë me radhë Haaland, Alvarez, Kovaçiç, Grealish dhe Walker.

Për Sevillan realizuan Ocampos, Mir, Rakitiq dhe Montiel dhe i vetmi që gaboi, në Serinë e pestë, ishte Gudelj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat