Struga Trim Lum me ëndrrën europiane

Futboll

Struga Trim Lum me ëndrrën europiane

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 12:41
Pamje nga konferenca

Shpëtim Duro dhe Bunjamin Shabani flasin në prag të takimit Swift Hesperange

Struga Trim Lum është vetëm një hap larg Play-Off të Conference League dhe këtë sezon ka mundësinë që të shkruajë historinë në kupat e Europës.

Ditën e enjte, duke filluar nga ora 20:00, ekipi drejtuar nga Shpëtim Duro do të luajë takimin e dytë kundër ekipit luksemburgas Sëift Hesperange.

Takimi i parë ka përfunduar 3-1 për struganët, por Shpëtim Duro në konferencën për shtypp, u shpreh se lojtarët duhet të fshijnë nga mendja rezultatin e ndeshjes së pare.

Nisur nga rezultati 3-1, pritet që ekipi luksemburgas të jetë më agresiv për të shpresuar në një kualifikim të mundshëm, në lidhje me kundërshtarin, Shpëtim Duro e di se cfarë ndeshje e pret në transfertë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat