Griezmann: Arabia? Jam mirë këtu

Futboll

Griezmann: Arabia? Jam mirë këtu

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:37
Griezmann

Kjo ishte pa dyshim vera e Arabisë Saudite, e cila e dominoi tregun e transfereve.

E në mesin e lojtarëve që po ndiqen nga klubet saudite është edhe Antoine Griezmann.

Futbollisti francez dëshiron të qëndrojë në Atletico Madrid edhe në sezonin që ka nisur tashmë, por e pranon se do ta merrte në konsideratë një ofertë eventuale të parefuzueshme dhe të parezistueshme.

“Në fund nuk i dihet kurrë. Lojtari e ka një periudhë prej 12-13 vjetësh në karrierë, nëse gjithçka shkon mirë. Në moshën 35 vjeçare futbolli të detyron të ndalesh.

Duhet të mendoj nëse do t’i pranoj këto shifra nëse ndonjëherë më dalin përpara. Për momentin jam duke u zbavitur dhe duke u kënaqur në Atletico, por numrat në Arabinë Saudite janë mjaft, mjaft të rëndësishëm dhe mund ta ndryshojnë jetën e familjes tënde”, deklaroi ish-futbollisti i Barcelonës në një intervistë për “ESPN

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat